E Diel, 1 Nëntor 2026

Naomi Kembëll: “Turpërohem nga e kaluara ime”



Fama dhe bukuria për vite me radhë i dhanë edhe arrognacën për t’u përballur me njerëzit e afërt, kryesisht me punonjësit e saj më besnikë. Bëhet fjalë për Venerën e Zezë, Naomi Kembëll, e cila rrëfen se ndihet e turpëruar për të kaluarën e saj dhe për këtë është betuar se do të shohë drejt së ardhmes për të mësuar nga gabimet. Super modelja, e cila është përfshirë në disa incidente për shkak të temperamentit të saj, thotë se ajo ka bërë shumë gabime gjatë viteve, por është zotuar të ecë përpara dhe të mësojë nga ato. “Çdokush e di se çfarë kam kaluar. Jam njeri, bëj gabime, por tashmë jam e ndërgjegjshme se jam tjetër njeri, kam të tjera mendime. Nuk e mohoj. Jam ndier shumë e turpëruar nga shumë prej tyre. Nuk jam krenare për veprimet që kam bërë dhe incidentet të cilat kanë ndodhur në jetën time. Por kam bërë diçka për to. Kam mësuar”, ka thënë Kembëll.

23 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›