E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika bashkon estradën shqiptare

Këngëtarët e estradës sonë muzikore, përkundër zhanreve të ndryshme të muzikës që kultivojnë, bashkohen sonte me të njejtin qëllim, të shprehin falënderime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koncerti  ''Thank you USA'' (Faleminderit Amerikë), sjellë para publikut prishtinas emra të njohur të muzikës sonë, si Sabri  e Ermal Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Gena, Gili, Mihrie Braha, Edona Llalloshi, Altuna Sejdiu, Zanfina Ismaili, Shpat Kasapi, Blero, Mc Kresha, NRG Band, Afërdita Dreshaj e shumë të tjerë.

Ky koncert organziohet çdo vit në Prishtinë, në Ditën e Falënderimeve, si shenjë e mirënjohjes së Kosovës për përkrahjen e SHBA-ve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›