E Diel, 1 Nëntor 2026

Kimera e politikës së Veliajt merr kuptim tek pika G

Është e pakapshme për një përkufizim. Një mister i mbyllur në rrudhat e trurit, por edhe ato të trupit. Një mit, një kimerë për ata që venë në dyshim ekzistencën e pikës G ose të partisë “G99”. Pika “G99”, thelbësore për orgazmën femërore, ekziston. Shumë janë skeptikë se pika G është jo vetëm një UFO seksuale, por edhe një UFO politike. I rikthehemi sërish temës së shumëpërfolur, pikës G. Ajo madje është fotografuar dhe identifikuar, ka një emër dhe mbiemër: Erion Veliaj. Po kështu metastaza shumohet 99 herë dhe formon një bashkësi, pra një grup 99-ash. Pas zgjedhjeve parlamentare, ku u varros politika e re e kësaj kategorie, ka raste që dalin natën e ditën për të thënë se ne ekzistojmë. Ne, në mesin e muajit tetor mësojmë se si e pakapshmja, mitikja pika G99 për herë të parë dallohet me anë të një skaneri me ultratinguj, se po na bëka politikë pas shpullës elektorale. Partia me vela të ngritura dukshëm si shtojcë e papastër e Edi Ramës, G99 protestoi në mënyrë protestante “sot përpara godinës së Radio-Televizionit Shqiptar, duke kërkuar ndryshimin radikal të funksionimit të këtij institucioni të informimit publik që financohet nga taksapaguesit shqiptarë”.
Të kuptohemi qysh në fill, partizani i vogël Veliaj është një nga ato figura që të shpërfillin ngarkesën emocionale me infantilitetin e mendimeve të tyre politike. Nuk i mjaftoi të ishte një fletë-palosje e politikës së re të Ramës, por shkon më tej, përpara në një avangardë post-komuniste liberale, ose një nga ata këmbësorët që dërgohet për t’u vrarë në betejë të parët, me pa forcën e kundërshtarit. Më e pakundërshtueshmja që mund t’i thuhet Erion Velisë është zelli i tij për të qenë martir i një kauze që si përket dhe takon formalisht, por i rritur pa kauza morale qysh në fëmijëri, sot përpiqet që të jetë kinse i rëndësishëm edhe më e sakrifica. I gjori.
Mirëpo kur flasim për diçka që mund të ngatërrohet me shumë gjëra ose persona të tjerë, bëjmë mirë të tregohemi pak specifikë. Kur ishte Jon Veliaj adoleshent (gjatë shkollës së mesme) punonte part-time si misionar i një kishë protestante amerikane dhe merrte një rrogë që do ta kishte zili çdo mësues i tij në të mesmen Sami Frashëri. Prandaj edhe kur të flet për Oksidentin, të flet për Obamën, sikur të ishte nga Susex-i, dhe jo nga kalaja e Beratit, madje sikur ta kishte shok banke; kur në të vërtetë është vetëm një admirues si shumë miliona persona që presidenti Obama i ka kontingjent crupies.
Politika e tij nuk është më e lartë së shablloni i punës me fëmijët e “Zyber Hallullit”, pra ishte një metodë pothuajse përfituese, për të rekrutuar anëtare të rinj duke i prekur në sedër me dhembshurinë ndaj fëmijëve. Bursa qe mori ne Amerikë erdhi nga organizata pasi arriti ta shesë - më fal, të sigurojë - 100 anëtarë të rinj të organizatës apo më saktë 100 formularë të organizatës. Shkolla që bëri mbeti thjesht kolegj komunitar, pati një raskapitje psikologjike e mbeti tipi më i rëndomtë i shkollës së lartë në Amerikë, çka shpjegon edhe kompleksin e tij të njohur ndaj të gjithë shqiptarëve që kanë bërë shkolla të mira jashtë.
Mirëpo të kthehemi pak në temë tek protesta e Jon Velisë dhe çfarë fshihet pas kësaj?  Pas gjithë kësaj proteste bombastike me veprime të jashtëzakonshme ordinere, të pyesim se nga kush financohet Erjon Veliaj? Këto janë pak nga 99 pyetjet që duan përgjigje imediate, përpara se të identifikohen në eiaculation precox. Madje e pakuptueshmja arrin  deri aty sa thonë se beteja vazhdon. Sa shpejt u harruan zgjedhjet e 28 qershorit ku partia personale e Jon Velisë mori një shuplakë të fortë që i bënë sytë xixa-xixa. Një shuplakë që bashkë me Ramën u bënë xixëllonja. G99 - ka një shprehje populli – “i bën të 99-tat” po nuk i bëmë derman ose/dhe “është 99-sh” (d.m.th i bën të gjitha dhe kur them të gjitha, them të gjitha), ironikisht i takon pothuajse krejt politikës shqiptare
Erjon Veliaj ia arriti qëllimit, u bë VIP, e ftojnë çdo javë tek top show apo topa të tjerë, megjithëse gjithçka “mbetet” zgjedhja e moderatorëve e organizatorëve të programeve, meqë janë ata që përballen me teleshikuesit. G99 nuk ka rezultat per te vetmen arsye se megjithëse Jon Veliaj thuhet se di të flasë, askush nuk do ta kuptojë dhe mbajë mend. Si lëvizja MJAFT - ashtu edhe partia G99, të japin përshtypjen se janë gjithmonë në fillimet “feminore” te një lëvizje që është akoma në fazën e adoleshencës “kozmopolitane”…po që do përfundojë atje ku janë dhe të tjerët tashmë në varrezën politike.
Sa përpara do të kishim ecur po t’i kishim veprat, siç kemi fjalët. Sa përpara do të kishim shkuar po të punonim më shumë seç diskutojmë e bëjmë debate. Sa mirë do të ishte t’i shtrohemi punës në vend të kafeneve me bojaxhinj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›