E Diel, 1 Nëntor 2026

Kimi: Në 2008 motivimi zero

Pasi është mbyllur Botërori 2008 i Formula 1, i fituar nga MekLaren, është Kimi Raikonen, ai që flet pa dorashka në lidhje me problemet që ka hasur gjatë sezonit të sapo mbyllur: në disa momente të këtij edicioni thotë se ka garuar i pamotivuar. "Funksionon tamam kështu: nëse e di se je në luftën për titull, mirë, ama nëse e di se lufton vetëm për vendin e tretë, nuk mund të kesh gjithmonë të njëjtën shpejtësi në të një garë normale, ka nënvizuar piloi finlandez i Ferrarit. Nëse nuk e ke mundësinë për të parakaluar, apo për të përmirësuar pozicionin tënd, atëherë gjithçka bëhet gjithnjë e më pak interesante". Por, ai i pranon se gjithçka ndryshon në momentin kur je në luftën për titull: "Atëherë është gjithçka krejt ndryshe, pasi e ke motivimin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›