Kimikatet dhe municionet kërcënojnë banorët
Autori i Lajmit: red.
Fieri konsiderohet ende një zonë e rrezikuar nga municionet dhe lëndët helmuese. Kjo deklarate alarmante ka ardhur nga Komisioni i Emergjencave Civile në Prefekturen e Fierit, përgjegjësi i së cilës deklaron se Fieri është i rrezikuar nga 20 tone municione që ndodhen ende të depozituara në repartin ushtarak të Grizës, në afërsi të Patosit, si dhe nga një sasi e madhe lëndësh kimike që ndodhen në ish-uzinën e Azotikut, në periferi të Fierit. Një material të detajuar për rreziqet që i kanosen Fierit, Komisioni i Emergjencave Civile ia ka përcjellë prefektit Shahin Bejdaj. Ky i fundit pohon se për këtë rrezik ka vënë në dijeni instancat më të larta shtetërore, qeverine dhe Parlamentin. Në depot e municionit në fshatin Grizë, nga 2300 tonë municione janë larguar 90 për qind e sasisë dhe kanë mbetur 20 tonë, që janë municione të mbledhura pas vitit 1997 dhe që pritet të largohen, ose asgjësohen së afërmi. Duhet thënë se ka një sasi të madhe municionesh që paraqesin rrezik gjatë transportit, ndaj është parë e arsyeshme që ato të asgjësohen në vend. “Ky aksion do të realizohet nga specialistë të fushës së demontimit, si dhe nën masa të rrepta sigurie teknike", tha prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009