Makinat që marrin më tepër gjoba
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
E dini pse disa makina (jo shoferë) gjobiten më shumë se disa të tjera? Sepse bien më tepër në sy. Po po, bien më tepër në sy dhe policët kanë një afeksion të veçantë të arrijnë kuotat e paracaktuara, për të marrë dhe përqindjet e tyre. Nëse nuk pranuat ta ndërronit makinën gjigante “Hummer”, me një “Mini Cooper”, dhe atëherë kur çmimi i naftës shkoi në 4 $ për litër, ndoshta polici që keni afër lagjes do t ju bëjë të ndërroni mendje. Shoferët që ngasin këtë lloj makine marrin më shumë gjoba se ata që kanë të tjera makina. Këto statistika vijnë nga sondazhet e “ISO Quality Planning”, e cila nxjerr statistikat e përvitshme në bazë të gjobave të vendosura.
1. Hummer H2
Ata që pëlqejnë këtë tip makine, ndoshta pëlqejnë format e saj të spikatura, që e bëjnë të bjerë në sy menjëherë. Mbase kjo është dhe arsyeja për të cilën këto makina “gjuhen” më shumë nga policët. Këtij lloj “Hummeri” mund t i vësh çfarëdolloj gjobe. Këshilla do të ishte kjo: nëse keni një H2, bëni mirë të mos dukeni shumë andej nga fund i muajit kur policët përpiqen të arrijnë kuotat e gjobave.
2. Scion tC
Ta shohësh tC-në në listën e makinave më me shumë gjoba nuk është pa lidhje, duke qenë se është dhe makina e preferuar e të rinjve. Me një shfaqje sportive, e cila kur bëhet fjalë për çmimin, gjobat nuk të bihen në sy, ajo tundon pjesën më të madhe të shoferëve.
3. Scion xB
Ashtu si Scion tC-ja dhe xB-ja, synon brezin e ri të shoferëve. Por duke marrë parasysh parametrat e matësit të shpejtësisë, të cilët nuk arrinë në ekstreme, është më mirë sepse gjobat nuk vijnë nga shpejtësia, shkaktarja numër një e aksidenteve.
4. Mercedes Benz CLK63 AMG
Nëse je me aq fat sa të kesh një luksoze si Mercedes AMG CLK63, ia vlen që të marrësh disa gjoba. Përveç kësaj, po të kesh një Mercedes, nuk ke kohë të shohësh fletët e gjobave.
5. Toyota Solara Coupe
Kjo po që është surprizë. Makina e 5-të më shumë e gjobitur është Toyota Solara Coupe. Duke qenë një makinë dydyershe, ajo nuk njihet për zaptimin e madh të sipërfaqeve gjatë rrugës, por ndryshe ndodh në parking ku kërkon hapësira gjigante.
6. Mercedes Benz CLS63 AMG
CLS63 AMG, është një tjetër makinë luksoze kështu që nuk është më dhe aq e pazakontë që shoferët e këtij mjeti të marrin më shumë gjoba. Pyetja shtrohet nëse këta shoferë do t i përgjigjen urdhrit të policisë për të ndalur pasi CLS63 AMG, ecën me shpejtësinë e dritës.
7. Scion xA
Me tipin e makinës xA, Scion shënon një “arritje”, pasi ka 3 makina të saj brenda 10 makinave më të gjobitura. Makina e cila prodhohet nga Toyota, numëron vetëm 4 modele të prodhuara gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër, dhe 3 nga ato i kanë në “gjyqin e shkeljes së rregullave të qarkullimit”.
8. Subaru Outback
Subaru, një makinë që në pamje të parë duket si një makinë sportive, është një makinë e mirëfilltë pazari me një skarë që mban dhe ushqimet e një muaji. Renditet e 8-ta si makina më e gjobitur nga policia rrugore. Outbacku është zgjedhja më e mirë për ata që duan të bëjnë pazar rëndshëm dhe me nxitim, mbase duke parkuar dhe keq.
9. Audi A4
Audi që gjithmonë e gjen veten të renditur pas patrioteve të Mercedesit dhe BMË për sa i përket performancës, për gjobat ua kalon të dyjave. Audi A4 është makina e nëntë me më shumë gjoba në SHBA.
10. Toyota Matrix
Toyota Matrix është njohur si marka që sjell risi në telajot e makinave të vogla. Por tani Matrix njihet dhe si makina që merr më pak gjoba nga ato që gjobiten më shumë.
10 makinat që marrin më pak gjoba
1. Jaguar XJ
Jaguar XJ është nga ato makina që i ofron shoferit drejtim të lehtë dhe komoditet të brendshëm. Përveçse është mjeti më pak i gjobitur, ajo ka dhe një aftësi të veçantë që u shpëton radarëve të matësve të shpejtësisë. XJ-ja ka dhe një veçori tjetër, të cilën distributori nuk do t ua thotë kur të shkoni ta blini. Çfarë është?
2. Chevrolet Suburban
Kjo lloj makine është nga ai mjet transporti shoferët e së cilës nuk kërkojnë të arrijnë shpejtësi marramendëse. Kështu që nuk është çudi që renditet në makinat që merr më pak gjoba.
3. Chevrolet Tahoe
Tahoe ka shumë ngjashmëri me telajon e Hummer H2, makinës me më shumë gjoba në Amerikë. Edhe pse të dyja kanë pothuajse të njëjtat përmasa, Chevroleti nuk duket se tërheq aq sa duhet vëmendjen e policëve.
4. Chevrolet Silverado 2500 and 3500
Nuk është jonormale të mos shohësh kamionët e rëndë të Chevroletit të hyjnë në makinat me pak gjoba. Këta kamionë, përgjithësisht, blihen për të rimorkuar, dhe jo për të garuar.
5. Buick Park Avenue
Dikur prodhuesit e kësaj makine rritën shifrat e kilometrazhit, por tipi Park Avenue, (rruga e parkut) i ka ndihmuar ata të rrisin prestigjin e emrit Buick. Të mos ju duket çudi pse shoferët e kësaj makine nuk marrin shumë gjoba.
6. Mazda6
Është makina më e madhe e projektuar ndonjëherë nga Mazda, por që i ka “alergji” policët dhe nuk para ndalohet nga ta. Nëse ju pëlqen të ngisni zhytur në një ndenjëse komode sportive ku nuk mund të shihni dritat e semaforit në pasqyrën e pasme, atëherë Mazda6 është makina që bën për ju.
7. Buick Rainier
Buick Rainier i sotëm që ka pushuar së prodhuari është një tentativë e dështuar për t iu afruar luksozes SUV. Mbase nga që ka dështuar të kopjojë ka fituar mosrënien në sy të gjobvënësve.
8. Oldsmobile Silhouette
Nuk është e çuditshme të shikosh që kjo makinë renditet në listën e atyre që merr më pak gjoba. Ajo çka të bën përshtypje është që të gjithë vazhdojnë ende të ngasin një “Silhouette”.
9. Buick Lucerne
Buick Lucerne është makina tipike luksoze avangardë që mund ta bësh tënden me një çmim të arsyeshëm. Ajo do të vazhdojë të mbetet një makinë e përballueshme, pasi jo vetëm që renditet në makinat që merr pak gjoba, por paguan dhe siguracion të ulët.
10. GMC Sierra 1500
GMC Sierra hyn në kategorinë e kamionëve tërheqës për punë, por dhe për të “luajtur”. Duke qenë një automjet transportues dhe rimorkues, ajo ka fuqinë të bëjë çfarë t i kërkoni, madje të injorojë dhe fletët e gjobës.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009