E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kin: “Mos u ndikoni nga të dashurat”

Roi Kin, ish-njeriu simbol i Manchester Utd dhe ish-trajneri i Sandërlendit në Angli, skuadra ku luan aktualisht Lorik Cana, i sulmonte rregullisht lojtarët që influencoheshin nga gratë apo të dashurat e tyre: "Janë njerëz të dobët dhe nuk i dua në skuadrën time. Për ta vendos gruaja në cilin klub do të luajnë " Dikur ishte: gratë dhe motorat, kënaqësi dhe dhimbje. tashmë, sipas Roy Kean, kjo është një shprehje që vlen për botën e futbollit. "Cili është prioriteti? Gruaja ime dhe ‘shopingu’ i saj apo futbolli?". Roi Kin është irrituar sërish. Dhe këtë herë e ka me bukuroshet. Të thuash të vërtetën, objektiv i sulmit të ish-mesfushorit të Manchester United, nuk janë gratë dhe të dashurat e futbollistëve: këtë herë Kin e ka direkt me futbollistët, fajtorë pasi influencohen nga femrat në zgjedhjet profesionale. "Është një fenomen që i përket klubeve të mëdha ashtu si edhe skuadrave të vogla: tashmë lëvizjet e merkatos së futbollistëve nuk vendosen më në bazë të vlerave futbollistike, gjithçka është reduktuar në në një çështje stili leje, - kanë qenë fjalët e irlandezit të sjella para disa kohësh nga gazeta angleze “Times” -. Mund ta kuptoj që një lojtar është në tratativa me Çelsin, Arsenalin ose Tottenhamin, por shumë prej tyre kënaqen me klube të tjera të vogla londineze, vetëm e vetëm të transferohen në Londër dhe të kënaqin gratë e tyre. Mirë, por unë tipa të tillë nuk dua as t’i shikoj me sy. Janë njerëz të dobët, të pa vlerë”. Për të bërë më të suportueshme tezën e tij, Keane i referohet Botërorit 2006, kur shtypi anglez u përqendruar më shumë te "surprizat" e bukurosheve, sesa te paraqitja e skuadrës kombëtare të Eriksonit: "Për mua është e pakonceptueshme. Ndoshta do të duhet të kujtoj se futbollistët vijnë parë të gjithave". "Kam shpenzuar një thes me para për alkool, gra dhe makina të shpejta, pjesa tjetër më ka mbetur". Mitike si frazë e prononcuar nga goja e të madhit George Best. Kur njerëzit irritohen nga një episod, nuk është e lehtë të rruhet qetësia dhe çdo koment mund të duket shumë i rëndë. Por Kin, gjatë javës së shkuar ka kontaktuar një lojtar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, duke dashur ta marrë në skuadrën e tij. Transferimi në fund dështoi për një motiv të vetëm: gruaja e tij. "E kishim kërkuar dhe ai as nuk denjonte të na përgjigjej. Dhe doni t dini për çfarë motivi? Gruaja e tij preferonte një transferim në Londër, sepse atje do të mundte t’i dedikohej më mirë ‘shopingut’. Çfarë trishtimi", - thotë Kin, i cili shton: - “Gratë dhe të dashurat vendosin gjithmonë atë që është më e mira për ato dhe shumë lojtarë e pranojnë pa hapur fare gojën. Janë femrat e tyre ata që vendosin se në cilin klub duhet të luajnë burrat e tyre dhe kjo është një shenje e keqe. Një herë, drejt fundit të karrierës time, isha shumë pranë kalimit tim te Juventus, - vazhdon Keane. – menjëherë qindra persona filluan të më këshillojnë të mos shkoja në Torino, duke theksuar se në Milano do të gjeja dyqane dhe lokale shumë herë më të mira. Ju përgjigja atyre se nuk më bëhej vonë aspak për lokalet e tyre të m.... Unë doja të flisja vetëm për futboll. Pastaj, kur një person vendos të tërhiqet nga një aktivitet dhe dëshiron të shijojë parathe vëna mënjanë gjatë karrierës së tij, është i lirë të arsyetojë si të preferojë dhe të shkojë të jetojë ku të ketë qejf ai".

Gosip
David Bekham, kuzhinieri i makaronave

Tani që ndodhet në Itali, përveçse të luajë me Milanin, David Bekham dëshiron të mësojë edhe të gatuajë makaronat italiane, të cilat ylli anglez i adhuron. “Spice boy” është duke marrë mësime kuzhine në një shkollë kulinare milaneze. David Bekham, me një përparëse kuzhinieri dhe më gruan e tij pranë është fotografuar nga “Daily Mail”. “Është diçka që kam dashur gjithmonë ta bëjë. E pëlqej kuzhinën dhe tani që jam në Itali, dëshiroj ta mësoj se si bëhet një pastë e mirë”, - tha Bekham, i cili do të kryejë 120 orë mësimi teorie dhe praktike. “I kam bërë tashmë tri orët e para, kam mësuar si bëhen makaronat e freskëta, raguja, karbonara, makarona me salcë të freskët dhe do të mësoj të bëj rizoton në ditët e ardhshme. Dëshiroj të gatuaj për Gordon Ramsay dhe do ta bëj përfundimisht një ditë”.

Maradona bën poker me Veronikën

Edhe pse i ka varur “këpucët” në gozhdë” prej kohësh, Diego Armando Maradona, nuk e ha humbur nuhatjen për të goditur në kohë. Në fushë, por veçanërisht jashtë katërkëndëshit të lojës, duket se ish-Pibe de Oro do të bëhet baba për herë të katërt. Të paktën këtë e konfirmon revista argjentinase “Paparazzi” gjatë një transmetimi televiziv. “E fejuara e tij, Veronica Odjedo, nuk mund ta fshehë shtatzëninë e saj katër muajsh, - thotë Jorge Rial, - Diego Maradona do të jetë sërish baba”. Sipas "Diario Popular", fëmija do të jetë zënë gjatë pushimeve të Maradonës në Itali, midis 24 dhe 29 shtatorit të vitit 2009. Trajneri i Argjentinës, tashmë babai i Dama dhe Xhanina, ka pasur me ish-gruan e tij, Claudia Vilafane një djalë tjetër, Diegon, tashmë 22 vjeç, por që nuk është njohur kurrë nga ylli argjentinas. Një vit më parë Maradona u bë gjyshi i Leonel, djalit të Xhaninës dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Elisabeta, gruaja seksi e Briatores

Foto seksi me barkun e fryrë. Elisabetta Gregoraci është shumë tërheqëse edhe shtatzënë dhe “sex apeal”-i i saj mund të frymëzojë çdo mashkull. Në të kaluarën kishte qenë radha e yjeve të tjerë si Monica Bellucci, Eva Herzigova e Demi Moore, por kësaj radhe revista e modës “Chi”, ka zgjedhur për kopertinë dhe një shkrim special Elisabetta Gregoraci, e cila pozon thuajse e zhveshur për të përjavshmen. Gruaja e Flavio Briatore, e cila do të bëhet mama në muajin maj të këtij viti, ka folur edhe për “duelin” me burrin për zgjedhjen e emrit të bebes që do të lindë.
“Ai dëshiron ta quajë Falco, por nuk e kuptoj se pse e ka vendosur këtë në kokë. Unë do të preferoja Flavio junior”.

Francesco Totti, tripletë me Ilarin

Nuk ka dy pa tre. Ose më mirë, me zhargonin futbollistik, tripletë. Duket se shumë shpejt, Francesco Toti dhe Ilari Blazsi mund të festojnë lindjen e një fëmije të tretë, pas Kristianit, i lindur më 6 nëntor 2005, dhe Çanel, e lindur më 13 maj 2007. Për ta dhënë lajmin e shtatzënisë së yllit të televizionit italian ishte Platinete, që në programin e mëngjesit në Radio “Deejay” theksoi rrumbullakësinë e barkut të superyllit Blasi, tashmë të vënë re edhe nga shikuesit e programit “Le Iene”, por edhe lumturia që po e karakterizon ikonën e shout në dalje e fundit. Në fakt, nga familja Toti nuk është dhënë asnjë konfirmim, por ajo që dihet është të fakti se dy bashkëshortët kanë përsëritur shpesh se duan të kenë pesë fëmijë. Mesa duket po vazhdojnë ta vënë në jetë dëshirën e tyre.

Melisa, modelja seksi për Gutin

Modelja e shkëlqyer peruane, Melisa Garcia, është flaka e re e Guti, lojtarit të Real Madrid, me të cilin ajo ka qenë para në një diskotekë. “Nuk e dija se kush ishte, nuk di asgjë nga futbolli, -deklaroi Melisa, - Çfarë mund të them? Nuk është në planet e mia të bëhem e famshme në këtë mënyrë, kam kërkuar gjithmonë ta mbaj larg jetën time private nga shtypim, por kësaj radhe nuk ia dola”.

25 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›