Pranga shqiptarit dhe rumunes, akuzohen për trafik droge
ITALI - Një i ri shqiptar dhe një rumune janë arrestuar ditën e djeshme në Rimini të Italisë me akuzën për trafikim të lëndëve të forta narkotike. Elton Maloku 27 vjeç dhe rumunia 22-vjeçare Nikoleta Dinu, u prangosën pasi për ta hetimet kanë filluar që në dhjetor të vitit 2008, kur në plazhin Babilonia ka ndodhur një shkëmbim zjarri ku të pranishëm kanë qenë dhe të arrestuarit e djeshëm. Maloku dhe rumunia Dinu ishin të dyshuar për trafikim të kokainës, ku çdo javë ata arrinin të shpërndanin sasi të konsiderueshme të saj, madje thuhet se ata arrinin të shpërndanin rreth një kilogram për këtë periudhë kohore, kurse lidhur me rolin e tyre në shkëmbimin e zjarrit, policia dha pak informacion. Tashmë, policia e Riminit i ka arrestuar të dy, ku Elton Maloku ndodhet në burgun e Riminit në Itali, ndërsa vajza rumune Nikoleta Dinu ndodhet në burgun e Forlit.
25 Janar 2010