Zëdhënësi: Gadafi ndodhet ende në Libi

Kolonel Muamar Gadafi vijon të qëndrojë në Libi, dhe drejton forcat e tij. Këtë deklaratë e ka bërë për agjencinë “Reuters”, zëdhënësi i kolonelit, Moussa Ibrahim, duke shtuar se forcat pro kolonelit kanë armë të mjaftueshme dhe janë të gatshme të përballen për muaj me radhë.
Nga ana tjetër, trupat besnike të kolonelit, kanë ndërmarrë një sulm të dhunshëm kundër Bani Walid, qytet i marrë nga rebelët disa ditë më parë.
Sulmi i këtyre trupave ka goditur një vendqëndrim të rebelëve, pak kilometra larg qytetit. Ambulancat kanë transportuar trupat e shumë personave të vdekur e të plagosur.