E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një burrë tenton të vetëdigjet

Protestë e dhimbshme ndaj problemeve ekonomike, është cilësuar nga mediat e ndryshme, tentativa e një burri për t`u vetëdjegur. Një biznesmen grek, u përpoq t`i vinte flakën vetes para filialit të një banke të njohur në Selanik, i dëshpëruar pasi nuk mund të paguante borxhet e tij. 55-vjeçari kishte kontaktuar me bankën për të rinegociuar pagesat e kredive për biznesin e tij të vogël dhe banesën ku jetonte, por diçka e tillë ishte refuzuar nga banka.
 

Policia bëri të ditur se burri pasi doli, u ndal para ndërtesës i hodhi benzinë vetes e u vuri flakën rrobave të tij. Policët ndihmuan 55- vjeçarin dhe shuan flakët. Ai u dërgua në spital, ku drejt spitalit. Burime mjekësore thonë se personi ka pësuar djegie të lehta rreth qafës, në gjoks dhe shpinë.
 

Ishte hera e dytë që i njëjti person i vinte flakën vetes në dy vjet nën motivacionin e pamundësisë për të paguar borxhet. Kriza financiare e ka zhytur Greqinë në një recesion të thellë e parashikohet që ekonomia të tkurret me më shumë se 5% këtë vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›