E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia merr traktatin e anëtarësimit për në BE

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka dorëzuar Zagrebit draft-traktatin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se pranimi i Kroacisë do të jetë një injeksion i madh optimizmi, që sjell besim në të ardhmen e BE-së.

Ai i bëri këto komente në Zagreb, ku takoi kyreministren kroate, Jadranka Kosor. Kjo e fundit tha se Kroacia e ka kuptuar qëllimin e saj strategjik.

Kroacia aplikoi për t`u bërë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2003 dhe vetëm këtë vit ka arritur të marrë dritën e gjelbër. “Ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për ne dhe tepër i gëzuar për të gjithë”, u shpreh në konferencën për shtyp, kryeministrja kroate Kosor. Pas Sllovenisë, Kroacia do të bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›