PD: Rama presion mbi KQZ-në
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili cdo ditë me presione dhe kërcënime përpiqet të maskojë përgjegjsinë e tij për humbjet e zgjedhjeve”-tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
Ajo i ka bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga presione të tilla dhe të pranojë humbjen. “Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen. Nga ana tjetër PD është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Natyrisht mandati i Fierit të cilin PS Ia merr PDI me 160 vota më shumë, pavarsisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor”-tha më tej Mëhilli.