E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: Franca të sqarojë pozicionin e saj

Pekin - Pekini zyrtar ka kërkuar nga Franca që të sqarojë pozicionin e saj lidhur me Tibetin, me qëllim rivendosjen e marrëdhënieve të mira pas ftohjes së shkaktuar nga takimi mes presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe Dalai Lamës. Kryeministri kinez, Jen Jiabao u shpreh sot se shpresonte që Franca të mbajë një qëndrim të qartë mbi çështjen e Tibetit, me qëllim rivendosjen sa më shpejt të marrëdhënieve mes Kinës dhe Francës. Gjatë një konference për shtyp, Jiabao theksoi se "Tibeti është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës, problemi tibetian u përket çështjeve të brendshme të Kinës"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›