E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina nuk i frikësohet krizës ekonomike

Pekin - Kina nuk i frikësohet krizës ekonomike. Vetë kryeministri Kinez Ëen Jiabao ka deklaruar se qeveria e vendit të tij ka marrë masa për plane shpëtimi në rast përfshirjeje të vendit nga kriza. Përmes një deklarate për shtyp, Jiaboa theksoi se "mund të vendosë në çdo çast për një plan rimëkëmbjeje, nëse kriza financiare ndërkombëtare thellohet. Ne jemi të përgatitur për mundësinë e vështirësive më të mëdha . Në çdo çast mund të paraqesim politika të stimulimit të ekonomisë". Sipas tij, përmasat e planit në vazhdim i njoftuar në nëntor, prej 4 000 miliardë juanësh (455 miliardë euro), 1.180 miliardë prej të cilave të sjella drejtpërdrejtë nga qeveria qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›