E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri izraelit viziton të hënën Turqinë

Jerusalem -Kryeministri izraelit Ehud Olmert do të mbërrijë të hënë në Ankara të Turqisë, ku do të takohet me kryeministri turk Taip Erdogan për të diskutuar rreth bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Sirisë dhe çështjeve të tjera të tjera, bënë të ditur sot zyrtarët. "Kryeministri Olmert foli dje me kryeministrin turk dhe ata ranë dakord të takohen të hënën në Ankara", tha Mark Regev, zëdhënës i kryeministrit Olmert. "Në takim do të trajtohen çështjet dypalëshe si dhe ato rajonale përfshirë proceset politike në rajon".

Një zyrtar izraelit, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se bisedimet indirekte me Sirinë do të jenë në axhendë të takimit mes Olmertit dhe Erdoganit."Është e mundur të ketë një raund tjetër, por nuk është marrë ende ndonjë vendim", tha zyrtari, duke iu referuar bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Sirisë.

Turqia ka ndërmjetësuar bisedimet indirekte, por ato u pezulluan pasi Olmert dha dorëheqjen lidhur me një skandal korrupsioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›