E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina dërgon zv/ministrin e Jashtëm në Siri

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Zhai Jun, do të mbërrijë të Premten në kryeqytetin e Sirisë.

Zyrtarisht, Pekini ndjek politikën e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera. Por, teksa Kina bëhet me influente, ruajtja e politikës së mosndërhyrjes është gjë e vështirë të realizohet. Në rastin e Sirisë, Pekini mbetet i kujdesshëm lidhur me qëllimet perëndimore.

Kina është kritikuar gjerësisht për veton e vendosur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila i kërkonte Presidentit sirian , Bashar Al-Asad, të transferonte pushtetin tek zëvendësi i tij. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se deri më tani si pasojë e trazirave në Siri kanë humbur jetën të paktën 7 000 persona./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-16 17:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›