E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Tropojë: Opozita, bllokuese e integrimit, refuzon të votojë ligjet me 3/5

28-10-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Tropoja, ku mori pjesë në inaugurimin e disa veprave publike, se opozita vazhdon me politikën e bllokimit, ndërsa refuzon bashkëpunimin në interes të vendit dhe aspiratës së mbarë shqiptarëve. Kryeministri apeloi për kthimin e opozitës në rrugën e konstruktivitetit parlamentar, si interesi më i mirë për perspektivën evropiane të vendit. “I bëj thirrje opozitës të bashkëpunojmë për reformat në parlament. Të lëmë mënjanë interesat e karriges dhe të shohim interesat e kombit”- u shpreh Berisha.
Duke u ndalur në investimet e qeverisë në projektet e zhvillimit në këtë zonë ai premtoi kthimin e infrastrukturës në moderne dhe europiane, ndërsa theksoi se rrugët e Shqipërisë do të asfaltohen te gjitha.
Në Tropojë janë investuar gjatë këtyre viteve 120 miliardë lekë ose dhjetra herë më shumë se socialistët.
Me këto investime janë ndërtuar: 27 rrugë dhe 5 ura, 13 Ujesjellesa dhe Kanalizime, 13 shkolla, 12 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Në bujqësi, subvencionet në pemëtari, jane 40 milionë lekë në krahasim me 1.7 milionë të socialistëve.
Janë investuar 60 milionë euro nëe rehabilitimin e HEC- ve dhe kontraktuar ndërtimet e 5 Hec-ve të rinj.

Në komunën Bytyc:
Rikonstruksioni rrugëve Kam – Qaf Prush, Pac – Berishë, Pac – Gjonaj ( Pika Kufitare ), vaditja në fshatrat Zherkë, Vlad, Pac, Prush, Zogaj.

Investimet në Zbatim në Tropojë janë:
• Rikonstruksioni i rrugëve Fierzë – Lekbibaj, Shoshan – Dragobi – Valbone, Llugaj – Sopot.
• Pallati ri Sportit dhe Shkolla 9 vjecare në Bajram Curri,
• Ujësjellësat në Shoshan, Margegaj, Kocanaj, Paqe, Fushë lumi.
• Pritet të fillojë puna edhe në segmente Sopot - Kernajë dhe Tropojë - Bucaj

Në Komunën Golaj, kryeministri Berisha do të përurojë rikonstruksionin e rrugës Kam –Kryqëzimi Golaj, me vlerë 754 milionë lekë, gjatësië 19.3 km dhe gjerësi 4 m. Përfitues të kësaj rruge janë rreth 8.500 banorë me krom, gjithashtu eshte dhe nje zone blektorale
Ndërkohë në Qarkun e Kukësit, Tropojës dhe Hasit në këto vite janë kryer mbi 420 milionë euro investime, janë ndërtuar 330 km rrugë nga te cilat: 210 km janë rrugë kombëtare, 80 km rrugë rajonale nga FSHZH, 40 km rrugë lokale. Janë ndërtua 41 shkolla, 50 qendra shëndetësore, 33 Ujesjellës-Kanalizime.
160 milionë lekë është subvencioni i fermerëve ose 430 ha në arra, bajame, lajthi, dru frutor . 410 milion lekë janë investuar në bujqësi në total në ujitje, kullim e mbështetje për fermerët.
Janë investuar 80 milionë euro në rehabilitimin e HEC- ve dhe industrinë minerare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›