E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhja Demokratike e Gruas, zgjedh strukturat drejtuese në Peqin

28-10-2011 / Gazeta 55

Vokshi: Nxitje politikave për barazinë gjinore 

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë mbajti Kuvendin e degës në Peqin për të zgjedhur forumet drejtuese. Kryetare e LDG-së, Peqin u zgjodh znj. Lulzime Kryemadhi, aktiviste e njohur e kësaj oraganizate, ndërsa u votua edhe për Kryesinë e degës.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, njëkohësisht deputete në Parlament, znj. Albana Vokshi falenderoi strukturat e LDG-së, për përkushtimin e tyre në ristrukturimin e organizatës dhe në shtimin e numrit të anëtarësisë. Znj. Vokshi theksoi se LDGSH po rritet dhe si organizatë politike, partnere e Partisë Demokratike po bëhet një faktor i rëndësishëm në nxitjen e politikave për Barazinë Gjinore. LDGSH- tha znj. Vokshi, prej dy vitesh është përfshirë në një proces riorganizimi dhe se një fushatë informuese “derë më derë” për të shpjeguar programin e organizatës ka bërë të mundur që numri i vajzave dhe grave që aderojnë në LDGSH të jetë mbi 10 mijë anëtare.
Punimet e Kuvendit të LDG-së u ndoqën nga afër edhe nga drejtues të Partisë Demokratike në Peqin, të cilët vlerësuan rolin e LDG-së në proceset zgjedhore.
Kryetari i degës së PD-së, Mustafa Pasha theksoi se aktivizimi i Lidhjes Demokratike të Gruas, në fushatën zgjedhore të 8 Majit, ndikoi në fitoren e Partisë Demokratike në 4 nga 5 njësitë administrative në nënprefekturën Peqin. Dega e Lidhjes Demokratike në Peqin numëron mbi 100 aktiviste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›