E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina e Kuba, takimi i "ishujve" komunistë

Presidenti i Kinës ka për
funduar vizitën zyrtare në
Kinë, duke lënë pas një
sërë kontratash e hapa konkretë
të bashkëpunimit mes dy
vendeve. Fillimisht ai ra dakord
që të shtyjë për një afat të papërcaktuar
disa nga borxhet më
të mëdha që ishulli komunist i
ka vendit komunist si dhe i dha
Havanës zyrtare 80 milionë dollarë
ndihmë për modernizimin
e sistemit spitalor. Vizita e Hu
Jintaos në Kubë ishte dyditore
dhe në të u përfshi edhe një
takim me ish-liderin Fidel Kastro,
çka për momentin i mbylli
spekulimet për shëndetin e tij.
Ndër të tjera, të dy vendet nënshkruan
edhe marrëveshje në
fushën e tregtisë. Kuba furnizon
Kinën me sheqer dhe nikel,
ndërsa kjo e fundit çon në
ishull prodhime bujqësore.
Kina është partnerja e dytë
ekonomike e Kubës, pas Venezuelës.
Vetëm në vitin e kaluar
mes të dy vendeve kanë
qarkulluar 3 miliardë dollarë
mallra. Gjatë gjithë vizitës,
Presidenti Raul Kastro ishte në
një humor të mirë, saqë në një
shkollë, ku kinezët mësonin
spanjisht, të cilën e vizitoi me
Presidentin Jintao, këndoi
edhe vetë në kinezçe një këngë
për Mao Ce Dunin. Për sa i përket
Jintaos dhe Fidel Kastros,
takimi i tyre, sipas agjencisë
kineze të lajmeve, ishte "shumë
i gjatë dhe shumë i sinqertë".
Edhe pse të dy vendet qeverisen
nga parimet e komunizmit,
Kina ka kohë që operon me
rregullat e ekonomisë së tregut,
ndërsa Kuba vazhdon të drejtojë
vendin me mënyrën sovjetike
të sistemit të komanduar,
ku 90% e ekonomisë është në
duart e shtetit. Presidenti, që
mori pjesë në takimin e G20, në
Uashington, fundjavën e kaluar,
ka ndërmarrë një tur të shkurtër
në disa vende të
Amerikës Latine. Vizita e Presidentit
kinez në Amerikën qendrore
dhe atë të jugut tregon
edhe shfaqjen e Kinës si një shtet
i fuqishëm dhe me peshë në
arenën ndërkombëtare, si një
shtet që kërkon të përçojë influencën
e tij në të gjitha pikat e
globit. Për sa i përket vendeve
të Amerikës Latine, ato nuk
kanë pasur së fundi marrëdhënie
shumë të mira me administratën
në ikje të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës,
ndërkohë që me Kinën ka kohë
që kanë filluar marrëdhëniet
tregtare dhe ekonomike, çka e
ka bërë Kinën një faktor gjithnjë
e më të fortë në ato zona.
Kina dhe Rusia po punojnë
vazhdimisht për të përfituar
nga situata jo e mirë ndërkombëtare
e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës për të krijuar
aleanca dhe lidhje të reja, duke
u përvijuar kështu si vende që
tashmë kanë shumë për të
thënë në arenën ndërkombëtare,
ndërsa boshti i pushtetit
botëror sa vjen e po zhvendoset
gjithnjë e më tepër në
Lindje të planetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›