Kina feston Vitin e Ri, duke lajmëruar Vitin e Kalit

PEKIN, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Kina ka festuar Vitin e Ri me robotë që kërcejnë dhe shfaqje shumëngjyrëshe, duke lajmëruar Vitin e Kalit
Televizioni shtetëror kinez transmetoi ngjarjen tradicionale të Vitit të Ri ndërsa ora kalonte mesnatën, me pjesëmarrjen e yllit amerikan të Pop-it, Lionel Richie dhe legjendën e filmave aksion, Jackie Chan.
Festivali vjetor i Pranverës, që shënon fillimin e vitit të ri, festohet jo vetëm në Kinën kontinentale, por edhe në rajonin e veçantë administrativ të Hong Kongut, ishullin vetëqeverisës të Tajvanit dhe vende të tjera në Azi.
Ngjarja gala e Vitit të Ri, që përfshin këngë, vallëzim dhe shfaqje kabareje, merr vlerësimet më të larta në Kinë çdo vit – dhe konsiderohet gjithashtu një vitrinë për vizionet dhe ambiciet e Partisë Komuniste në pushtet.
Pas një performance shumë të vlerësuar në vitin 2025, robotët humanoide nga startup-e të ndryshme kineze – kërcyen sërish në skenë këtë vit.
Robotët humanoide janë ndër forcat prodhuese të cilësisë së re të Pekinit.
Termi marksist përfshin të gjitha industritë e teknologjisë së lartë, nga inteligjenca artificiale te dronët dhe makinat elektrike, me të cilat Pekini shpreson të nxisë ekonominë kineze.
Sipas kalendarit hënor, kali është një nga 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologëve, simboli përfaqëson forcën dhe pavarësinë, por edhe sjelljen impulsive dhe kokëfortësinë. //a.i/