E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina forcon marrëdhëniet me Afganistanin

Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, janë zotuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, pas largimit të trupave të NATO-s nga Afganistami, në vitin 2014.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, të lëshuar në Pekin, thuhet se Kina do të sigurojë 24 milionë dollarë për fqinjin e shkatërruar nga lufta, "për ta ndihmuar në çështjet që nisin nga siguria e kufirit deri te kontrollimi i sëmundjeve".

Në këmbim, Afganistani ka thënë se mbështet sovranitetin e Kinës mbi rajonin Ksinjiang, që është strehë e minoritetit mysliman ujgur.

Pekini, i cili kërkon të luajë një rol më të madh në Afganistan, pas tërheqjes së Perëndimit, ka siguruar tashmë të drejtat për naftën afgane dhe depozitat minerale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›