E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali duhet të mbetet i përqendruar

Mbrojtësi portugez Pepe është i kënaqur me bashkëlojtarët e tij në Real Madrid dhe thotë se ata duhet të mbeten të fokusuar dhe të vazhdojnë me ritëm të njëjtë edhe në xhirot e ardhshme.

Madrilenët fituan 2:0 ndaj Rayo Vallecanos, duke i dhënë fund serisë së zezë në La Liga.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne e fituam ndeshjen. Ishte një ndeshje e vështirë, por punuam fort dhe treguam se kemi ekip solid, i cili është i aftë të fitojë ndeshje”, deklaroi Pepe për të përditshmen spanjolle Marca.

“Për ne, sezoni tashmë ka nisur. Kemi disa ndeshje të rëndësishme dhe duhet ta kemi fokusin e njëjtë sikur ndaj Rayos”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›