Kina komuniste publikon kodin etik
Pekin, 25 Shkurt NOA - Mediat shtetërore
kineze raportuan se Partia Komuniste në pushtet ka publikuar një kod të etikës
për ta frenuar korrupsionin në rritje.
Shtypi kinez raportoi se udhëzimet përfshijnë rreth 52 praktika të ndaluara për
zyrtarët, përfshirë pranimin e parave apo shpërblimeve tjera financiare në
formë të dhuratave, si dhe shfrytëzimin e ndikimit të tyre për të përfituar
familja, miqtë apo bashkëpunëtorët.
Zyrtarëve të partisë u është ndaluar të marrin pjesë në aktivitete
fitimprurëse, raporton radio Evropa e Lirë.
Partia i paralajmëron zyrtarët që do ti shkelin rregullat se do të ndëshkohen
rëndë dhe mund të përballen ma akuza kriminale.