E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, arrestohen 100 trafikantë në një ditëlindje



Një festë e madhe, shik me mbi 100 të ftuar që të gjithë "kolegë" me njëri tjetrin.
Kjo është pasqyra e ditëlindjes së njërit prej trafikantëve më të rrezikshëm në Brazil, Josenildo Borges Santos.
Por jo gjithçka ka shkuar siç duhet për kreun e trafiqeve në shtetin e Bahias në Brazil.
Në festën e ditëlindjes është paraqitur menjëherë edhe policia duke prangosur të zotin e shtëpisë bashkë me mbi 100 të ftuarit e tij.
Të ftuarit ishin që të gjithë trafikantë, vrasës profesionistë apo grupe të specializuara në rrëmbimin e personave.
Autoritetet njoftuan se operacioni i befasishëm i koduar "Ditëlindja" u ndërmor pas një telefonate anonime dhe në të morën pjesë qindra forca policore, si dhe grupe të forcave speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›