Haiti, sëmundja e malaries po rritet me ritme të shpejta
Doktorët brazilianë të misionit të OKB-së konfirmuan të martën se kanë parë një rritje të pacientëve me sëmundjen e malaries në Haiti, që pas tërmetit të 12 janarit.
Me dhjetra mijëra të mbijetuar që jetojnë në turma dhe dhe në kushtë të vështira, ka frikësuar ekspertët për një rritje të shpejtë të sëmundjes së malarias.
Ministri i Shëndetësisë Dr Roc Maglorie tha se administrata e qeverisë është tepër e shqetësuar për sezonin e pashmangshëm të shirave.
"Sezoni i shirave fillon në mars, dhe qeveria është e shqetësuar për personat që jetojnë në çadra pasi shumë prej tyre janë afër zonës së malaries", tha Ministri Maglorie.
Mjekët brazilianë thanë se kanë filluar të shohin raste të njëpasnjëshme të pacientëve me sëmundjen e malaries, ku pritet që në vazhdim të ketë edhe raste të tjera.
"Grupi i mëparshëm që ka ardhur këtu para nesh ka regjistruar 9 raste me sëmundjen e malaries. Tni në 9 ditë ne kemi pasur 93 raste të tjera, çka nënkupton një rritje të madhe dhe të shpejtë", tha mjeku kryesor brazilian, Fernando Henrique Furtado.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 243 milionë raste të malaries në mbarë botën në vitin 2008, kanë gjetur vdekjen 863 mijë persona.