Dubai, shkon në 26 numri i të dyshuarve të vrasjes së al Mabhouh
Autoritetet shtetërore të Dubait dyfishuan numrin e të dyshuarve për vrasjen e një zyrtari të lartë të Hamas-it duke çuar numrin total të tyre në 26 persona.
Ndërkohë 15 persona të tjerë janë identifikuar dhe dyshohen për pjesëmarrës në vrasjen e Mahmoud al Mabhouh.
Sipas autoriteteve të Dubait gjashtë prej të dyshuarve kishin pasaporta britanike, ndërsa pjesa tjetër ishin të pajisur me dokumente irlandeze, australiane dhe franceze.
Dubai dyshon se sulmi ndaj njërit prej themeluesve të Hamas-it, al Mabhouh është ndërmarrë prej shërbimit sekret izraelit, ndërkohë që ky i fundit vazhdon të mos komentojë për përfshirjen apo jo në sulmin në fjalë.
Mahmoud al Mabhouh u gjet i vrarë në një dhomë hoteli në Gjirin e Emirateve me 20 janar.