Kina, kundër tregtisë së armëve SHBA-Taivan
Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë filluar të tronditen pasi u përhap lajmi se SHBA kishte firmosur një marrëveshje me shtetin e Taivanit për shitjen e një arsenali të madh armatimesh që kapin vleftën e 6 miliardë dollarëve. Reagimi i autoriteteve kineze ka qenë shumë i ashpër. Ato kanë kërcënuar se nëse realizohet marrëveshja atëhere Kina do të vendosë sanksione të ashpra ndaj firmave të fuqishme amerikane që operojnë në tregun kinez.
Ministri i jashtëm kinez ka reaguar mjaft ashpër ndaj kësaj marrëveshje.
" Nuk e kuptoj se përse SHBA po e ndihmon Taivanin. Kjo marrëveshje i dërgon mesazhe negative qeverisë së Taivanit e cila ushqen shpresa të kota për pavarsi. Por kjo marrëveshje është një pengesë e madhe për pavarsinë e plotë të ishullit të Taivanit."- pohoi ministri i jashtëm kinez në televizionin shtetëror kinez.
Pavarsisht reagimeve të ashpra, administrate amerikane e pranoi marrëveshjen.
Në deklaratën e tij departamenti i shtetit pohonte se shteti amerikan do t'i shes Taivanit armatime të rënda, ku përfshihen helicopter të fuqishëm, sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke, dhe armatime ushtarake këmbësorie. Ndërkaq presidenti i Taivanit e falenderoi SHBA-në për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nxiti politikën kineze që ta pranonte këtë kompromis ushtarak. Taivani është qeverisur i ndarë që nga viti 1949, por Kina ka kohë që i ka kërkuar autoriteteve vendase që të bëjnë bashkimin kombëtar.