E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina në zi

Kina ka përkujtuar sot viktimat e tërmetit të rëndë, i cili goditi vendin javën e kaluar.

Në të gjithë vendin flamujt para ndërtesave shtetërore u ulën në gjysmë-shtizë, në televizion nuk u transmetuan emisione zbavitëse, teatrot dhe kinematë qëndruan të mbyllura.

Në Xining, kryeqytetin e provincës Qinghai ku ndodhi tërmeti, mijëra njerëz mbajtën tri minuta heshtje. Tërmeti i një jave më parë u mori jetën 2.064 personave, 175 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa mbi 12 mijë persona tjerë kanë pësuar lëndime.

Moti i ligë po pengon aktualisht fluturimet me ndihma në këtë rajon të largët të Kinës, ku më shumë se 100.000 banorë kanë mbetur të pastrehë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›