E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bush i vleresoi arritjet e Shqiperise, SHBA na ka mbeshtetur

Gjate vizite se tij ne Kine, Kryeministri Sali Berisha takoi dhe Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush. Kete takim te tij, kreu i qeverise e cilesoi dje si nje nga takimet me te perzemert qe ai ka pasur me mikun me te madh te shqiptareve, presidentin Bush. Megjithate, kryeministri shmangu dhenien e komentit, nese Presidenti Bush vleresoi Shqiperine nese ka bere hapa para apo pas per procesin e integrimit si ne NATO ashtu dhe Bashkimin Evropian. "U takova dhe bisedova perzemersisht me Presidentin Bush, duke i shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen e madhe qe Ai dhe Kombi i Tij, i kane dhene dhe i japin Shqiperise dhe Presidenti Bush vleresoi arritjet e Shqiperise", tha Berisha. "Zoti Bush me paraqiti tek kryetare te tjere shtetesh, qe vinin aty, per tu pershendetur me Presidentin amerikan, nder te citet Presidenti i Brazilit Lula. Tek Presidenti Bush u ndodhem se bashku me Presidentin serb Tadic", tha kryeministri. Berisha beri te ditur, se personalisht e kish takuar e biseduar dhe me pare me Presidentin serb Tadic, te cilit i shprehu gatishmerine e Shqiperise per zhvillimin e marredhenieve me Serbine. "E urova zotin Tadic per fitoren ne zgjedhje, qe ishte nje gje shume pozitive, megjithese kisha patur rastin t'ja percjell urimet edhe Kryeministrit Cvetkovic kur ndodhesha ne Salzburg", vijoi kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›