Kina nuk "lëshon pe" për Korenë e Veriut
Koreja e Jugut dhe Japonia nuk kanë mundur të sigurojnë mbështetjen e Kinës në qëndrimin e tyre kundër Koresë së Veriut, në lidhje me fundosjen e luftanijes Cheonan muajin mars.
Gjatë një samiti tre-palësh, i cili u zhvillua në ishullin jug-korean, Jeju, kryeministri i Kinës, Wen Jiabao, nuk pranoi të fajësonte, e madje as të përmendte me emër Korenë e Veriut për incidentin në fjalë.
Koreja e Jugut, e mbështetur nga Japonia dhe SHBA-ja, e ka referuar çështjen e Veriut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku qëndrimi i Kinës, është shumë i rëndësishëm.
Wen tha se shmangia e konfliktit në mes të dy Koreve është një çështje “shumë urgjente”.
Takimi në Jeju ishte planifikuar të përqendrohej në çështjet e tregtisë, por fundosja e luftanijes jug-koreane dominoi bisedimet.
Një komision ndërkombëtar erdhi në përfundim se një torpedo e Koresë së Veriut ka fundosur luftanijen e Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve.
Koreja e Veriut i mohon këto akuza.