Qendra e djathtë fiton zgjedhjet në Çeki
Pas zgjedhjeve parlamentare në Çeki, është i mundur krijimi i një qeverie të qendrës së djathtë, nën drejtimin e Partisë Qytetare Demokratike ODS.
Krye-kandidati i kësaj partie, Petr Necas, është takuar në mbrëmjen e zgjedhjeve me përfaqësues të partive Top 09 dhe VV, për të diskutuar mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar.
Të dyja këto parti kanë marrë pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe kanë fituar përkatësisht 17 dhe 11 për qind të votave. ODS ka fituar 20 për qind. Socialdemokratët, ashtu si konservatorët, kanë pësuar humbje të thellë, por kanë dalë sërish grupimi më i fortë në parlament me 22 për qind.
Kryetari i socialdemokratëve, Jiri Paroubek, paralajmëroi dorëheqjen e tij. Prej marsit të vitit 2009, në Çeki në pushtet ishte një qeveri kalimtare.
Zyra e Statistikave tha se social-demokratët fituan 22.1 për qind të votave, ndërsa rivali i tyre kryesor, Paritia e Qytetarëve Demokratë mori 20.2 për qind.
Rezultatet tregojnë se social-demokratët nuk do të jenë në gjendje për të qeverisur vetëm dhe se mund të mos kenë sukses për të formuar qeverinë e re.