Obama dhe Njetanjahu per programin berthamor te Iranit

Presidenti Barak Obama rikonfirmoi angazhimin e tij për të gjitha alternativat e mundshme, përfshirë edhe atë ushtarake, kur bëhet fjalë për parandalimin e Iranit që të zotërojë një armë bërthamore.
Por ai tha në Uashington në takimin e Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike se preferon ta zgjidhë këtë çështje me mjete diplomatike.
Presidenti Obama u tha anëtarëve të këtij grupi të fuqishëm se tashmë po flitet shumë rreth mundësisë për t’i shpallur luftë Iranit.
Këtë fjalim Obama e mban në një kohë që janë shtuar shumë shqetësimet nëpër botë rreth programit bërthamor të Iranit dhe rreth një sulmi të mundshëm nga ana e Izraelit. Kjo situatë ka mbizoteruar edhe ne bisedimes mes presidentit Obama dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Obama bëri komentet e tij më të forta deri tani, lidhur me mundësitë mbi Iranin, ndërkohë që në bashkësinë ndërkombëtare ka shqetësime mbi një sulm të mundshëm parandalues të Izraelit mbi stacionet bërthamore iraniane.
Ndoshta asnjë takim i mëparshëm midis Presidentit Obama dhe Kryeministrit Netanyahu nuk ka patur kaq shumë rëndësi se sa takimi i sotëm në Zyrën Ovale.
Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën The Atlantic, Presidenti Obama bëri thirrje që të tregohet kujdes ndaj çdo veprimi “të nxituar” nga ana e Izraelit, duke thënë se një gjë e tillë do t’i jepte mundësi Iranit të “paraqiste veten si një viktimë”.
Shtëpia e Bardhë i ka qëndruar besnike një skenari të përgatitur me kujdes, i cili nxit mbështetjen ng ana e bashkësisë ndërkombëtare për sanksione më të ashpra se kurrë kundër sektorëve të financave dhe energjisë së Iranit duke theksuar nevojën për më tepër “kohë dhe hapësirë” për një zgjidhje nëpërmjet negociatave.