Kina nis sesionin parlamentar
Rritja ekonomike ka qenë kryefjala e kryeminsitrit kinez Uen Xhiaban në sesionin parlamentar të hapur në Pekin.
Duke folur para 3 mijë delegatëve Uen iu adresua atyre me tema që kanë të bëjnë me çështje siç është e drejta e tokës dhe shpenzimet ushtarake.
Kryeministri kinez tha se rritja ekonomike e Kinës për 2012 parashikohet në 7.5% , më e ulëtese 8% që ka qenë në 8 vitet e fundit.
Xhiabao foli për nxitje të konsumit të brendshëm, duke rritur shpenzimet në shërbimet sociale dhe rritjen e të ardhurave në shtresat e ulëta dhe të mesme, si dhe zgjerim të kredisë konsumatore.
“Synojme të promovojmë zhvillimin e fuqishëm ekonomik, të mbajmë çmime të qëndrueshme, të jemi vigjilentë ndaj rreziqeve financiare duke ruajtuar ofertat për kredi në nivelin e duhur si dhe duke mbajtur qëndrime të kujdesshme dhe fleksibël, ka thënë ai.
Kryeministri ka folur në adresimin e tij para mijëra delegatëve edhe për të drejtat e tokës, çështje, e cila është bërë mjaft e lakueshme muajt e fundit, pas protestave kundër konfiskimit të tokës në Guangdong.
Çështja e sigurisë ishte gjithashtu në fokus të fjalës së Xhiabao. Parlamenti mbahet pikërisht një ditë pasi Kina njoftoi për një rritje prej 11.2% në shpenzimet për mbrojtjen, që do të thotë në më shumë se 100 miliardë dollarë për herë të parë. Gjithashtu është njoftuar edhe për një rritje prej 11.5% në shpenzimet e sigurisë publike duke e çuar në 111 miliardë dollarë shumë totale vjetore.
Gjatë takimit që përfundon në 14 mars, parlamenti pritet të miratojë ndryshimet në ligjin e procedurave kriminale, të cilat sipas autoriteteve, do t’i japë të dyshuarve më shumë të drejta, ndërsa aktivistët i frikësohen faktit se mund të legalizojë burgjet sekrete.