Qahet trajneri: Nuk kam alternativë zëvendësuese për Skelën

I shkatërruar 0-3 nga Hofenhajmi në shtëpi dhe 0-0 me Hanoverin në transfertë. Goli Energi Kotbus i Ervin Skelës po kthehet në një problem, por trajneri Bojan Prasnikar megjithatë bën të kënaqurin: "Ne dëshironim të tregonim një fytyrë tjetër nga ajo bëmë kundër Hofenhajmit. Kësaj ia arritëm (me Hanoverin)". Gjithsesi, një shqetësim tekniku e ka. Nuk ka në ekip një alternativë zëvendësuese të 31-vjecarit shqiptar, Ervin Skela dhe, sipas ekspertëve për këtë arsye munguan edhe rastet e pastra para portës në ndeshjen kundër Hanoverit.
Fantazisti i Kombëtares luajti vetëm në pjesën e dytë në takimin kundër Hanoverit të Altin Lalës, cili nga ana e tij u zëvendësua në minutën e 61-të. Të dy lojtarët shqiptarë, ndoshta edhe të lodhur nga aktivizimi në ndeshjen ndërkombëtare kundër Lihtenshtejnit (2-0) nuk kanë lënë gjurmë në përballjen kundër njëri-tjetrit dhe janë vlerësuar me notën e dobët 5.
Po me këtë notë është vlerësuar edhe Faton Toski në ndeshjen Këln-Eintraht Frankfurt (1-1), i zëvendësuar në minutën e 73-të nga Liberopulos. Në ndeshjen e humbur të Karlsruhes në transfertë kundër Hamburgut (2-1), sulmuesi Edmond Kapllani (pa vlerësim) luajti si zëvendësues i Kenedit nga minuta e 83-të. Në të njëjtën minutën (83) hyri në lojë edhe Mërgim Mavraj në barazimin 2-2 të Bokumit të tij kundër Volfsbugut.