E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina publikon programin hapësinor

Kina, përmes programit hapësinor,planifikon të lëshojë laboratorë hapësinorë, anije kozmike të drejtuara ngapilotët, anije mallrash, si dhe të bëjë përgatitjet për ndërtimin e stacioneve ajrore, brenda pesë viteve të ardhshme.

Në një dokument të publikuar nga Qeveria kineze përshkruhen hollësitë, ku thuhet se Kina do të vazhdojë në eksplorimin e hënës, si dhe planifikon të shtyjë përpara eksplorimin e planetëve, asteroideve dhe të diellit.

Kina në këtë plan projekt vë theksin në zhvillimin e industrisëhapësinore, që shihet si një simbol i prestigjit kombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›