E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 11 viktima gjatë ditës së sotme

Të tjera viktima shënohen në listën e gjatë nga dhuna në Siri. Raportet flasin se të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen nga përleshjet e sotme të forcave siriane me protestuesit , ndërsa dhjetëra mijëra kanë dalë në rrugë përgjatë tërë shtetit.

Aktivistët bënë të ditur se trupat hapën zjarr në disa lokalitete për të shpërndarë protestat, përfshirë edhe një periferi të Damaskut.
Ndërkohë rreth 40 viktima janë shënuar gjatë protestave të një dite më parë.

Sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara rreth 5 mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave kundër regjimit sirian.
Situata dramatike po vazhdon edhe gjatë vizitës së monitoruesve të Ligës Arabe, të cilët po vëzhgojnë situatën në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›