E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, mbyllet faqja e internetit e ish-presidentit

Një faqe interneti që administrohej nga ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani është mbyllur.

Agjencia e lajmeve ISNA citon vëllain e presidentit, i cili thotë se kompania e cila ofron shërbimet e mirëmbajtjes i ka kontaktuar ata dhe u ka treguar se kanë marrë urdhër për t’i ndërprerë shërbimet ndaj tyre.

Agjencia e lajmeve AFP njofton se Rafsajani ka qenë kritik ndaj udhëheqjes qeveritare të Iranit, por muajt e fundit është distancuar nga liderët e opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›