E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina rrit buxhetin vjetor te ushtrise

Kina ka rritur buxhetin vjetor të ushtrisë me 13%. Buxheti ushtarak për vitin 2011 është 601 miliardë juan ose 91.5 miliardë dollarë. Burimet zyrtare pohuan se rritja e buxhetit ushtarak është e nevojshme për të modernizuar ushtrinë 2.5 milionë anëtarëshe të Kinës.

Besohet se Kina renditet e dyta në botë, pas Shteteve të Bashkuara sa i përket shpenzimeve ushtarake. Rritja e shpenzimeve  ushtarake  shihet dhe si përpjekje për të mbajtur nën  kontroll Taivanin por dhe vendet fqinje të tilla si  Japonia apo India  nuk e kanë mirëpritur rritjen e buxhetit ushtarak kinez. Në kundërpërgjigje edhe  Nju Delhi  ka vendosur të rrisë shpenzimet ushtarakle me 11.6 % ndërsa  ka bërë pozosi për blerje avionësh të avancuar luftarakë, helikopterë dhe nëndetëse.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›