Tunizia shkon ne zgjedhje te pergjithshme

Tunizia shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme. Më 24 korrik tunizianët do të zgjedhin një parlament i ri. Datën e bëri të ditur presidenti i përkohshëm Fouad Mébazza në një fjalim televiziv, të transmetuar në mbarë vendin. Sipas tij detyrat më të rëndësishme të deputetëve janë përpilimi i një kushtetute të re si dhe organizimi i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Ndryshimi i Kushtetutës është hap i domosdoshëm për të krijuar një sistem shumëpartiak në Tunizi ndërsa autoritetet përpiqen të ruajnë stabilitetin që pas përfundimit të protestave masive, të cilat rezultuan me rrëzimin në 14 janar të presidentit Ben Ali.
Ky i fundit kishte drejtuar Tunizinë me dorë të hekurt për 23 vjet.Tunizia ishte vendi i parë arab ku nisën protestat që po çojnë në ndryshimin e regjimeve. Megjithatë as aty protestat nuk janë shuar ende. Gjatë tubimeve më të fundit në rrugë të paktën gjashtë vetë. Përballë trysnisë publike kryeministri i përkohshëm Mohamed Ghannouchi dorëzoi të dielën postin e tij.
Delina Bitraku