E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhjet me Gadafin jep doreheqjen drejtori i LSE

Drejtori i universitetit të njohur britanik London Schools of Economics ka dhënë dorëheqjen pas polemikave për lidhjet e ngushta të këtij institucioni me familjen e diktatorit libian Muamar Gadafi. Në letrën e dorëheqjes, Sir Houard Dejvis pranon se reputacioni i universitetit është goditur si pasojë e lidhjeve me Gadafin. Ai theksoi se ka qenë gabim për shkollën që ka pranuar një donacion në vlerë prej 1.5 milionë paund nga familja e Gadafit.

Përballë kritikave në media dhe protestave të studentëve universiteti vendosi të përdorte shumën për një fond bursash studimi për studentët e Afrikës së veriut. Këshilli i universitetit tani do të ndërmarrë një hetim të pavarur përsa u përket lidhjeve me familjen e kolonelit të Libisë. I biri i Gadafit Saif al Islam para 3 vitesh ka përfunduar doktoraturën në London Schools of Economics.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›