Situata ne Libi rebelet gati per sulme te reja

Rebelët në Libi janë gati për sulmet e reja nga njerëzit e Gedafit. Koloneli shpreson që pas dy ditësh të mund të rivendosë kontrollin në pikat strategjike të Bregas ku ndodhet një prej impianteve kryesore naftëmbajtëse në vend. Por për të rinjtë në Bregas dy ditë luftime duket se kanë lënë shteg për optimizëm. Imazhet e publikuara në rrjet dëshmojnë se forcat e Gedafit gjithnjë e më pak arrijnë ti bëjnë ballë rebelimit në shkallë të gjerë rebelimit.
Zona e kontrolluar prej rebelëve është shtrirë tashmë dhe në bregdet më strategjiket për vendin që për ¾ e tij shtrijhet në shkretëtirën e Saharasë. Ndërkohë bombardimet e forcave të Gedafit janë shtrirë dhe më në lindje në Ajbadiya. Për perëndimin precedencë në këto momente marrin refugjatët. Presdidenti Obama ndërsa le të hapura mundësitë për përdorimin e forcës ushtarake premton se SHBA-ja do të riatdhesojë me anë të një ure ajrore egjiptianët e ikur nga Libia. Presidenti Obama tha, se kishte urdhëruar përdorimin e armës ajrore në kufirin tunizian me Libinë. Veç kësaj, do të huazohen avionë civilë për të riatdhesuar të huaj të tjerë që kanë marrë arratinë nga një vend ku cdo ditë ikin drejt Tunizisë 10.000 vetë, shumë prej tyre punëtorë nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Obama konfirmoi, se SHBA-ja po shqyrton disa opsione të karakterit ushtarak, ndër to një zonë ndalim-fluturimi, por sipas tij, përqëndrimi është aktualisht te ndihma humanitare. Ndërkaq Kombet e Bashkuara shprehën gatishmëri për koordinimin e ndihmës për refugjatët. Bashkimi Evropian në këtë drejtim akordoi një fond prej 30 milionë euro.
Delina Bitraku