E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, shpëtimtarja e Greqisë?

Kina ka mundësi që ti sigurojë një hua shtesë Greqisë me anë të blerjes së obligimeve shtetërore greke në tregun e lirë, me të cilën do ta ndihmonte vendin që të ulë borxhin publik, ka bërë të ditur të shtunën Ministria e Financave në Athinë.

Ekzistojnë sinjale se Kina është e interesuar që të marrë pjesë në skemën e re të fondeve për Greqinë, ka thënë një zyrtar i lartë grek, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, shkruan e përditshmja China Daily.

Kryeministri kinez, Wen Jiabao, gjatë një vizite në Greqi, vitin e kaluar, i kishte propozuar Athinës që të blejë një pjesë të letrave me vlerë të shtetit grek në momentin që autoritetet greke të fillojnë ti lëshojnë ato. Wen atëbotë vërtetoi se Kina edhe më herët ka blerë letrat greke me vlerë.

Greqia ka marrë javën e kaluar kredi të re prej 109 miliardë dollarësh nga shtetet anëtare të eurozonës, si dhe 50 miliardë euro shtesë nga sektori privat, për një afat kohor deri në vitin 2014. Shtetet anëtare të eurozonës kanë vendosur që ta ndihmojnë Greqinë edhe në uljen e borxhit publik, nëpërmjet programit të emetimit të letrave shtetërore me vlerë./kd/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›