E Diel, 1 Nëntor 2026

S’mund të besojë që po luan në Botëror

Didier Drogba thotë se nuk mund të besojë se ëndrra e tij për të luajtur në një kampionat botëror është ende gjallë, pas lëndimit të dorës së tij para se të fillonte ky eveniment.

Parashihej që sulmuesi i Chelseas të mbetej jashtë këtij kompeticioni, kur pati çarje në dorë në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë, por ai pati një shërim jashtëzakonisht të shpejtë, sa që u kthye në fushë në 25 minutat e fundit në barazimin pa gola me Portugalinë.

“Isha mjaft i zhgënjyer kur u lëndova, por më pas mjekët më thanë se kisha ende shanse për të qenë në skuadër. Më pas, ne bëmë gjithçka që kishim dhe bëmë të pamundurën, por edhe me ndihmën e Zotit dhe e pamundura ndodhi. Është e jashtëzakonshme. Punën që e bënë mjekët ishte e shkëlqyeshme. Nuk është e lehtë që diçka që thyhet të rregullohet aq shpejtë dhe unë jam shumë, shumë mirënjohës që jam këtu dhe që luaj”, tha ish futbollisti i Marseilles. Drogba pritet të luajë rregullisht për Bregun e Fildishtë në ndeshjet e ardhshme kundër Brazilit e Koresë së Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›