Kërkon Këpucën e Artë të Botërorit

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i Euro 2008, apetitet e sulmuesit të ri të Barcelonës, David Villa janë shtuar. Përfaqësuesi spanjoll insiston se do të mundohet të bëhet golashënuesi më i mirë edhe në Afrikën e Jugut. “Dëshiroj ta fitoj titullin “Këpuca e Artë” në Botërorin 2010”, ka thënë ai.
Villa, i cili shënoi 129 gola në La Liga në gjashtë sezone me Valencian, është vetëm gjashtë gola larg legjendës spanjolle Raul Gonzalez, për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në ndeshjet ndërkombëtare të Spanjës. Legjenda e Real Madridit mban rekordin me 44 gola, ndërsa Villa aktualisht ka 38 në 58 paraqitje sa pati me “Furie Rose”. Ai synon ta kalojë Raulin në këtë Botëror.
“Të shpresojmë që do ta mposht atë. Do të ishte nder i madh për mua që të jem golashënuesi lider i vendit tim”, vazhdoi 23 vjeçari. Villa, i cili mungoi në finalen e Euro 2008, kur Spanja e mposhti Gjermaninë 1:0, për shkak të lëndimit, e kishte ndihmuar vendin e tij me 4 gola për të shkuar deri në finale. Natyrisht, Villa synon që me Spanjën të shpallet edhe kampion i botës, për herë të parë në histori të këtij vendi.