E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Obama- Dalai Lama, Kina paralajmëron SHBA

  Kina paralajmëron sërish Shtetet e Bashkuara. Kësaj here persa i përket një takimi mes presidentit amerikan dhe liderit shpirtëror të tibetianëve Dalai Lama. Takime me Dalai Lamen kane zhvilluar edhe më herët presidentet amerikane, por këtë here Pekini thekson se një takim do të ishte tejet i paarsyeshme dhe i padobishëm dhe do të minonte seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë kur bashkëpunimi me Kinën mbetet kyç për Shtetet e Bashkuara përsa i përket kapërcimit të problemeve financiare.

Zhu Weiqun, i ngarkuari i Partisë Komuniste kineze për  etnitë dhe
çështjet fetare deklaroi gjatë një konference për shtyp se  qeveria e
tij do të kundërshtojë me forcë një takim mes Obamës dhe Dalai Lamës.
"Lideri amerikan ka njohur qeverinë e republikës popullore të Kinës si
të vetmen qeveri legjitime që përfaqeson të gjithë Kinën dhe ka njohur
Tibetin si pjesë të tërritorit kinez. Sidoqoftë ende po kërkon vendosjen
e marrdhënieve me këtë pseudoqeveri. Kjo sjellje është totalisht kundër
çdo praktike të pranuar në shkallë universale dhe do të minojë
seriozisht themelet e mqarrdhënieve kinezoamerikane," deklaroi Zhu.

Vizita e Dalai Lamës në Shtetet e Bashkuara fillon me 16 shkurt dhe nuk
është ende e qartë nëse axhenda përmban dhe një takim me presidentin
amerikan. Një takim i mëparshëm gjatë vizitës së Obamës në Kinë nuk u
zhvillua për shkak të paralajmërimeve të Pekinit. Në atë rast Obama
reagoi duke thënë se arsyet e shtetit, domethene përmirësimi i
marredhënieve me shtetin kinez mbeteshin  në krye të axhendës.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›