E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 66 të vdekur nga moti i keq

66 persona kanë humbur jetë nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe po i njëjti numër personash rezultojnë të zhdukur që prej fillimit të qershorit në jug dhe në qendër të Kinës.
Përveç të tjerash, moti i keq ka shkaktuar shpërnguljen e më shumë se 30 000 persona në dy nga pesë provincat e përfshira nga shirat e rrëmbyeshëm si Sichuan, Jiangxi, Hunan, Guizhou, Guangxi. Shumica e viktimave janë regjistruar në Sichuan ku kanë humbur jetën të paktën 46 persona dhe 66 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga për shkak të rrëshqitjes së tokës.
Në rajonin autonom Zhuang du Guangxi, autoritetet parashikuan rrëshqitje të rrezikshme të tokës në pothuajse 1 900 qendra, duke kërcënuar kështu jetën e 190 000 personave. Në Guizhou, rreth 490 000 shtëpi janë përmbytur më 23 dhe 28 korrik.
Shërbimi meteorologjik kinez ka parashikuar vazhdimin e motit të keq edhe në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›