Përse dështoi Athina për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë në vitin 1986
Gazeta amerikane rrëfen për ekzistencën e ligjit që nga Lufta II Botërore. Propozimi i bërë nga Papuljas dhe reagimet e opozitës dhe të shoqatave greke
Henry Kamm
Greqia është duke u përgatitur t’i japë fund formalisht rudimentit ligjor të Luftës së Dytë Botërore përmes nxjerrjes jashtë ligjit të tij që të mos e konsiderojë më veten e saj në gjendje lufte me Shqipërinë. Veprimi i propozuar, i cili sipas ministrit të Jashtëm, Karolios Papulias, mund të paraqitet këtë muaj, është kundërshtuar fort nga organizatat këtu dhe nëpër botë, pasi thonë se një pjesë e Shqipërisë Jugore është territor grek. Një grup i tillë, i madhi, ndodhet në Shtetet e Bashkuara, i cili përbëhet nga refugjatë, pjesa më e madhe e të cilëve u larguan kur zona e Epirit ishte ndarë midis Greqisë dhe Shqipërisë, fill pas Luftës së Parë Botërore. Njoftimi informal i zotit Papuljas po varet nga zhvillimet e muajit të fundit, i cili, gjithashtu, është hedhur poshtë nga partia më e madhe opozitare, “Neo Demokracia”. Konservatorët akuzojnë qeverinë socialiste se po dështon në garantimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përmes dhënies fund të gjendjes së luftës mes dy vendeve.
Shqipëria, një shtet satelit italian pas pushtimit të saj në vitin 1939, iu bashkua Italisë, në shpalljen e luftës në vitin 1940. Greqia iu përgjigj me një dekret të nxjerrë në mënyrë të guximshme nga shteti, përmes të cilit Athina zotohej se do të marrë në kujdestari ruajtjen e të gjitha pronave të shkatërruara të grekëve etnikë që jetojnë përtej kufirit.
Dekreti mbeti i vlefshëm dhe të afërmit e tyre në Greqi gëzojnë dhe përdorin pronat, - kryesisht në zonat e Athinës dhe Selanikut, pronarët e të cilëve mbeten në veri të kufijve.
Deklaratat e Shqipërisë pas Luftës
Shqipëria thotë se ajo nuk është përgjegjëse për atë që është bërë në emrin e saj nga Italia dhe se Athina pa dyshim i ka dhënë fund ligjit të luftës përmes firmosjes së marrëveshjeve të pasluftës për rivendosjen e paqes në Europë dhe nisjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në vitin 1971.
Për të shmangur ushtarakisht Shqipërinë komuniste, e cila ka shtetëzuar të gjithë pronën private, nga pretendimi i qëndrimeve armiqësore, Greqia mendohet të përfshijë në masat e saj ndërprerjen e ligjit të luftës, duke kërkuar që nga shtetëzimi nuk do t’u nënshtrohen pronat e grekëve etnikë.
Ata që e kundërshtuan këtë veprim janë duke i kërkuar qeverisë së kryeministrit Andreas Papandreu disa kushte për Shqipërinë, qeveria e së cilës është konsideruar më e egra në Europë; përmirësimin nga ana e saj e të drejtave njerëzore të minoritetit grek, sipas konventave paqësore. Nuk ekzistojnë më qëllimet e mëparshme për rimarrjen e Epirit të Veriut nga Greqia.
Shqipëria nuk i ka publikuar statistikat për etnitetet, por sipas disa përllogaritjeve të Greqisë, atje ka më shumë se 400 mijë grekë etnikë në popullsinë prej 2.7 milionë banorësh që ka patur Shqipëria në vitin 1981. Autoritetet shqiptare u kanë thënë zyrtarisht grekëve se numri i tyre është 50-60 mijë veta.
Qeveria “Papandreu”, sipas një zyrtari të Ministrisë së Jashtme, beson se numri është më i madh e kaq, megjithatë Greqia do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në qëllimet për të përmirësuar lidhjet me disa vende perëndimore, duke i inkurajuar se mund të parashikohet dhënia fund e ligjit të mbetur për gjendjen e luftës.
Një zyrtar tha se progresi i bërë dhe hapat që mund të ndërmerren në realitet janë më tepër sesa marrëveshjet formale. Ai tha se në vitin 1984, një shtetas grek, roje pylli, teksa po gjuante përgjatë kufirit, ishte qëlluar për vdekje. Së fundi, një fshatar shqiptar bëri të njëjtin gabim teksa ishte xurxull, por ai u kthye në shtëpi.
Zyrtari thotë se vizitat e familjeve në zonat kufitare kishin shënuar rritje, por Vlassis Socratides, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Epirit të Veriut, e grupuar në Greqi, tha se vizitat mbeten të kufizuara në të dyja anët e kufirit për shkak të komunistëve dhe se ata që vinin nga Shqipëria u duhet të lënë “peng” për rikthimin e tyre të gjithë pjesëtarët e rrethit të afërm familjar. Numri i përgjithshëm i vizitorëve të tillë, i cili nuk është bërë publik, është përllogaritur në rreth 2000 - 3000 veta në vit nga të dyja palët.
Grekët, leksione në Shqipëri
Zyrtari thotë se dy grekë kanë mbajtur leksione vitin e kaluar në një kolegj shqiptar në Gjirokastër për mësimin e greqishtes. Mbajtja nën fre e aktiviteteve të kulturës kombëtare, duke përfshirë gjuhën, rreshtohen mes akuzave të përgjithshme se Shqipëria është duke dhunuar minoritetin.
Grekët etnikë, si të gjithë shqiptarët e tjerë, - ku ishin rreth 70 për qind myslimanë përpara Luftës së Dytë Botërore, janë prekur nga shpallja zyrtare e Shqipërisë në vitin 1967 shteti i parë ateist në botë. Të gjitha institucionet fetare, duke përfshirë kishat ortodokse, në një farë kuptimi, shërbyese të etnitetit grek, ishin mbyllur, dhe literatura dhe mësimi i fesë janë nxjerrë jashtë ligjit.
Në lidhje me këtë çështje, Papa Gjon Pali II bëri një thirrje për lirinë fetare. “Në Shqipëri kisha është zhdukur nga sipërfaqja e tokës, por ne e dimë se kisha nuk mund të zhduket nga zemrat e njerëzve”, - iu tha Papa një grupi refugjatësh shqiptarë në një kishë famullie në Romë.
Shkrimi është publikuar më 11 maj 1986 në “The New York Times”
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “At last, for Greece and Albania, World War II is coming to a close”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Parashikimet e David Binderit për Kongresin e nëntorit të vitit 1986
A do të bëhet Nexhmije Hoxha anëtare e Byrosë Politike dhe vëzhgimi që po i bëhet Ramiz Alisë si president
Cila ishte karriera politike dhe profesionale e vejushës Hoxha dhe ndikimi i saj në politikën shqiptare
Skenarët që po përgatiteshin për zgjidhjen e tre anëtarëve të rinj në Byronë Politike të Partisë së Punës
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
23 Maj 2008