Dokumentet e sakta për të marrë “OK” te Ambasada Italiane
Laureta Rryçi
Vetëm për ata te cilët janë në vitin e fundit: Brenda 20 korrikut 2008 dhe jo më vonë, duhet të dërgojnë me zarf origjinalin e dëftesës së pjekurisë, bashkë me mesataren e të katër viteve të bashkëngjitur nga shkolla ku e kanë mbaruar. Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, te jetë noterizuar dhe në fund te jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhet t'i bëhen edhe 2 fotokopje të plota, të panoterizuara, por edhe të kapura veç e veç te të gjitha fletëve ku të përfshihen saktësisht:
Fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë mesataren e të katër viteve, dy vulat dhe firmat përkatësisht të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, përkthimi i dëftesës, noterizimi tek noteri dhe vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme Shqiptare, pra më pak fjalë të 2 fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fjalë që ka lidhje me dëftesën e pjekurisë.
Më pas, gjithçka duhet të futet në zarf ku mbi këtë zarf do të shënoni të gjitha të dhënat tuaja:
Emrin, mbiemrin tuaj, universitetin,fakultetin dhe degën e zgjedhur në Itali e gjithçka tjetër si në fazën e parë, duke shtuar vetëm mesataren e të katër viteve, të përcaktuar nga shkolla.
Këtë zarf mund ta dorëzoni personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade, ose ta nisni me postë me destinacion: "Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore", Rruga "Lek Dukagjini N 2", Zyra e regjistrimeve universitare Tiranë, brenda datës 20 korrik 2008 dhe jo më vonë.
Kujdes! Të gjithë studentët që do regjistrohen në universitetet italiane duhet të paraqesin të njëjtin titull studimi dhe certifikatë provimesh nga M.A.SH., për regjistrim në universitetet vendore. Nëse dhënia e dy provimeve të reja me zgjedhje konsiderohet i domosdoshëm për regjistrim ne universitetet shqiptare, kjo vlen dhe për në universitetet italiane ku do të jetë i nevojshëm edhe dorëzimi i certifikatës përkatëse me provimet e dhëna në një faze të fundit, pas lëshimit të saj nga Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit të Provimeve.
5-Universitetet italiane dhe studentët e huaj
Për vitin e ri akademik 2008/2009, qeveria italiane ka rezervuar 52 mijë vende të lira në dispozicion të studentëve jokomunitarë që do të studiojnë në Itali.
Nga këto janë 46 mijë vende për në universitet, ndërsa 6 mijë vende të tjera të rezervuara për ata që zgjedhin akademitë e arteve dramatike, të dancës ose të arteve të bukura ose konservatoret.
Prenotimet në Universitetet Italiane
Duke filluar nga data 2 maj 2008 hapen prenotimet e regjistrimeve për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Universitetet italiane. Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën bashkë me titullin e studimit të përkthyer e të legalizuar në Ambasadën italiane. Në shtator do të kryhet prova e hyrjes (e gjuhës italiane është me detyrim). Ndërsa ata që jetojnë në Itali mund të regjistrohen duke ndjekur te njëjtën procedure qe vlen edhe për italianet. Tashmë (regjistrimet bëhen deri ne datën 30 prill) Ministria dell’ Università e della Ricerca Scientifica po punon për te dhënë një shifër maksimale të qytetareve të huaj të cilët mund të regjistrohen në kurset fakultetet italiane për vitin 2008-2009. Vendet për studentet e huaj janë të limituara, numri vendoset çdo vit në bazë të kërkesës të Universiteteve të cilët stabilizojnë"numra të caktuar" në kurse studimi.
Në këtë rast ministria autorizon lëshimin e një numri të caktuar vizash në bazë të vendeve të disponueshme(në 2006 ishin 50 mijë viza, një numër i konsiderueshëm, tepër i lartë në krahasim me kërkesat e paraqitura). Kuotat nuk janë të ndara sipas kombësive, por universitetet mund të parashikojnë vende të rezervuara për studentet e një vendi të caktuar. Ndërkohë Ministria ka vënë në dukje kalendarin me të dhënat që duhet të ndjekin të rinjtë e interesuar për regjistrim. Nga 2 maji deri ne 4 qershor, kush dëshiron të studiojë në Itali duhet të paraqesë kërkesën e pararegjistrimit ambasadës italiane në vendin e tij. Kërkesës duhet ti ngjiten edhe titulli i studimit të përkthyer e të legalizuar. Edhe ata që janë duke vazhduar vitin e fundit të shkollës së mesme mund të paraqesin kërkesën. Më pas duhet të dërgojë dokumentet e plota (me diplomën e maturës) brenda 3 shatorit 2008. Mund të kërkohet regjistrimi për kurs akademik të jenë të një universiteti të caktuar. Brenda 6 korrikut ambasadat italiane u dërgojnë kërkesat universiteteve për të vlerësuar kërkesat si dhe të verifikojnë se cili mund të pranohet në provën e hyrjes. Lista e të pranuarve dhe kalendari i provimeve do të bëhen publike brenda 10 gushtit. Në këtë faze ata që janë pranuar në provën e hyrjes duhet të kërkojnë (gjithmonë në ambasadën italiane) një vize për studim. Për ta pasur atë duhen demonstruar burimet ekonomike të cilat duhet të jenë të mjaftueshme. Një banesë,(duhet një kontratë qiraje ose një deklaratë mikpritjeje), shuma e mjaftueshme për kthim.
Sigurim për shërbimet mjekësore. Viza bën të mundur hyrjen në Itali dhe marrjen e një leje qëndrimi "për studio" e cila zgjat për 12 muaj, por mund të rinovohet çdo vit deri në tre vjet për qëndrimin. Provimi i gjuhës italiane është i detyrueshëm, këtë vit do të bëhet në 3 shtator. Për laureimin me numër të limituar, (arkitektura,mjekësia, odontoiatria, veterinaria, profesionet limituar, shkencat e formimit primar) më pas janë parashikuar prova të tjera për t'u kaluar në lidhje me disiplina të veçanta. Brenda 12 dhjetorit universitetet do të bëjnë të ditur nëse ka ende vende të lira, në këtë pikë ata që kanë mbetur jashtë mund të paraqesin kërkesën për një kurs tjetër laureami.
Procedurat që duhen ndjekur dhe dokumentet e fazës tjetër:
1 - Dëftesa e pjekurisë, e cila dorëzohet në ambasadë;
2 - Formulari ku ke përcaktuar degën që ke zgjedhur, si dhe qytetin;
3 - Studentët që ndodhen aktualisht në vitin e fundit të maturës dhe do të marrin diplomën në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore do të fusin në zarf vërtetimin me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit 1, 2, 3, dhe të semestrit parë të vitit të katërt.
4 - Këta studentë sapo marrin në dorëzim dëftesën e pjekurisë nga Shkollat e Mesme përkatëse, duhet në mënyrë të detyrueshme të dërgojnë origjinalin në ambasadë, dy fotokopje të plota, në rast të kundërt ata do të s’kualifikohen, pavarësisht nga faza ku ka arritur aplikimi i tyre.
5 - Në procedurat e publikuara nga Ministria Italiane e Arsimit
shpjegohet qartë dhe se titulli i studimit duhet patjetër të jetë
origjinali, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; gjithashtu origjinali i dëftesës duhet të jetë i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij.
Çfarë shkruhet mbi zarf?
1-Emri dhe Mbiemri i studentit;
2-Universiteti, Fakulteti, Dega;
3-Adresa e saktë e banimit, numër telefoni fiks (jo celular);
4-Për ata të cilët ndodhen në vitin e katërt: Po këto të dhëna që duhet të shënohen mbi zarfin e parë do të shkruhen dhe në zarfin e dytë, kur të dërgohet dëftesa e pjekurisë në origjinal, 2 fotokopjet e plota të gjitha fletëve, të shtohet dhe mesatarja e përgjithshme e katër viteve.
5-Zarfi i dytë duhet të mbërrijë në Ambasadë dorazi, në sportel ose me postë në adresën përkatëse të ambasadës brenda afatit të përcaktuar.
10 - Si mund të kërkojmë në internet?
Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen e ambasadës
italiane në Shqipëri, e cila është: ëëë.Ambitalia-tirana.com
Ministrisë Italiane të Arsimit: ëëë.miur.it me seksion Università ose http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2005/
11. Lista e dokumenteve për Vizës Studimi, që do të dorëzohen pranë Ambasadës Italiane në Tiranë ose Konsullatave Vlorë dhe Shkodër.
1) Formulari i kërkesës për vizë, i plotësuar në çdo zë të tij dhe i firmosur, i shoqëruar nga një fotografi me format dokumenti.
2) Deklaratë mbi të dhënat personale, e plotësuar saktë më date dhe firmë. Lutemi të shënoni një numër telefoni, në mënyrë që të jeni të kontaktueshëm.
3) Pasaporta, fotokopje e pasaportës, fotokopje e faqeve të pasaportës
me viza të tjera të mundshme "Shengen" të mëparshme;
4) Dokumente që vërtetojnë strehimin në Itali: pranë privatëve letër ftesë e shoqëruar me kopje të një dokumenti identiteti të garantit, që duhet të jetë gjithnjë i firmosur; pranë një enti, institucioni, bashkësie fetare, deklaratë strehimi e entit ftues; pranë një hoteli, pensioni etj.,vërtetimi i prenotimit.
5) Sigurimi shëndetësor për 5 muaj, nga 01.09.2008 deri më 31.01.2009.
6) Mandat-arkëtimi bankar: deklarata origjinale e një banke italiane në
Shqipëri, sipas zgjedhjes së të interesuarit, që të vërtetojë urdhrin e xhirimit të pakthyeshëm në favor të vet, për shumën prej 4500 eurosh. Për studentët që janë nën 18 vjeç në momentin e paraqitjes së kërkesës për vizë, ju kujtojmë që formulari i kërkesës duhet të firmoset nga të dy prindërit.
Duhet të bashkëngjitet gjithashtu certifikata e gjendjes familjare, e përkthyer dhe e legalizuar, një deklaratë miratuese e prindërve në lidhje me qëndrimin në Itali të vajzës/djalit për qëllime studimi, përveç dokumentacionit të mësipërm.
23 Maj 2008