Kinë: Lojtarët, në kombëtare me pagesë
Skandali
Futbolli kinez është përfshirë nga një tjetër skandal: futbollistë të ndryshëm kanë paguar deri në 200 mijë juan, afro 20 mijë euro, për të luajtur në ekipin kombëtar. Ata jepnin gjysmën e kësaj shifre për të qenë të pranishëm në grumbullimet e ndryshme të përfaqësueses, ku kishin shans të rrisnin kuotimet: vlerën e kartonit, rrogën në klubet ku luanin, apo të gjenin sponsorë. Një goditje e rëndë, pas skandalit të basteve, ndërsa kreu i “organizatës kriminale” ishte presidenti i federatës, Nan Jong. 47-vjeçari është arrestuar së bashku me dy funksionarë të lartë të federatës, ndërsa ai dyshohet se merrte deri në 50 mijë euro ryshfet për t’u siguruar skuadrave ngjitjen në një kategori më lart.
#