Murinjo mbështet Ferrarën: Në Itali, trajnerët heronj
Inter-Juventus
Inter, Juve dhe Kupa e Italisë. Në ndeshjen e sotme në “San Siro”, ai që fiton, kalon më tej. Sfida përsëritet, por me çiro Ferrarën të vënë në diskutim. Në këtë situatë, Zhoze Murinjo komenton zëvendësimet e shumta në pankinat e Serisë A, të cilat kanë ndodhur që nga fillimi i kampionatit. “Nëse shikoj, nis reflektimin e tij trajneri, që kur kam ardhur në Itali, sa trajnerë janë në të njëjtat pankina, llogariten 5 ose 6, Gasperini, Prandeli, Alegri dhe ndoshta kam harruar një, maksimumi dy. Kjo është një gjë absolutisht e pabesueshme. Një trajner nuk mundet të punojë për të ndërtuar një ekip, duhet të mbijetojë dhe kjo është një gjë e pabesueshme”. Portugezi flet kështu në lidhje me trajnerët italianë. “Sigurisht, nuk është faji i tyre, që janë të zotët dhe cilësorë. Ndoshta ka shumë para në futboll dhe klubet kanë para për të paguar shumë trajnerë”. Mbi çiron Ferrarën lëshon një frazë elokuente: “Në Itali një trajner, që fillon dhe mbaron kampionatin në të njëjtën pankinë nuk është një trajner, por një hero. Të gjithë trajnerët jetojnë momente të bukura dhe të tjera më të vështira dhe në këto momente Ferrara nuk jetojnë situata të thjeshta”. Murinjo hyn më pas në ndeshje dhe kërkon kujdes. “është një garë shumë e rrezikshme. Juve është një skuadër me kualitet të madh. Ka dy rreziqe: ekziston vështirësia për të luajtur dy ndeshje në maksimum dhe ekziston rreziku për të harruar, që nesër (sot) nuk luajmë një ndeshje kampionati. Kemi të njëjtat mundësi me Juventusin për të fituar”, thotë Murinjo. Pra kundër bardhezinjve duhet kujdes.
#